Giampaolo, trajner i ri i Milanit

20 qershor 2019 | 10:18

AC Milani e ka zyrtarizuar Marco Giampaolon si trajner të ri të skuadrës. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me opsion për një të tretë.

Giampaolo i dha fund kontratës me Sampdorian pas tre sezonesh për të nënshkruar me Milanin, kontratë që besohet se është 2 milionë euro për sezon. Ai bëhet trajneri i 60-të te Milani, apo i teti që kur Massimiliano Allegri u largua në janar të vitit 2014.

51-vjeçari zëvendëson Gennaro Gattuson që u largua pasi Milani nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë Nora Gjakovës, Kosova numëron një medalje në Lojërat Evropiane…