Gigi Hadid, dedikim mahnitës për Zayn Malik në Ditën e Baballarëve
20 qershor 2021
| 18:17
Gigi Hadid i ka uruar partnerit të saj, këngëtarit Zayn Malik, Ditën e Baballarëve.
Modelja 26 vjeçare publikoi një fotografi shumë të ëmbël të yllit të muzikës bashkë me vajzën e tyre në një postim në Instagram ku tha se vajza e tyre është me fat që ka një baba si ai, përcjell klankosova.tv.
“Khai ynë është kaq me fat që ka një baba që e do aq shumë dhe bën gjithçka për ta parë të buzëqeshë.
Zayn gëzuar për herë të parë Ditën e Babait. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjitha pjesët e saj që ka marrë tek ti. Ne ju duam shumë”, shkroi modelja.
Khai Malik lindi më 20 shtator 2020 në Pensilvani. Ajo është fëmija i parë i çiftit të famshëm ndërkombëtar.