
Gigi Hadidi rikthen farmerkat e viteve të ’90-ta (Foto)
29 prill 2019
| 10:58
Kur është fjala për veshje interesante, pa dyshim se më e njohura e kohës është bërë Gigi Hadid. Kur është fjala për veshje për daljet në mbrëmje, mund të jetë e lehtë ta bësh zgjedhjen: një fustan i zi dhe klasik.
Modeluesja 24-vjeçare po krijon një ide të re sa iu përket veshjeve të mbrëmjeve. Natën e së shtunës, Gigi doli në rrugët e Nju Jorkut me një kombinim të farmerkave të gjera të stilit të nëntëdhjetave dhe një bluzë nga sateni.