Gigi Hadidi shkëlqen e veshur me kostum të bardhë
25 tetor 2018
| 10:58
Supermodeluesja e famshme Gigi Hadid ka shkëlqyer e veshur me një kostum të bardhë elegant teksa po merrte pjesë në The Tonight Show në Nju Jork.
Ajo disa ditë më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe këtë vit në shfaqjen më të njohur në botë, Victoria’s Secret. Modeluesja 23-vjeçare u tregua e guximshme edhe me buzëkuqin e ndezur i cili i përshtatej me veshjen.