Gilardino tërhiqet nga futbolli
21 shtator 2018
| 10:49
Pas pensionimit të Andrea Pirlos nga futbolli, një tjetër kampion bote i ka dhënë lamtumirën botës së futbollit.
Bëhet fjalë për sulmuesin Alberto Gilardino i cili, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka refuzuar të vazhdojë të luajë në Serinë C, duke varur kështu “këpucët në gozhdë”.
36-vjeçari ka pasur një karrierë të pasur, ku vihet re aventura e suksesshme te Milani, me të cilin fitoi edhe një Ligë të Kampionëve, kurse në vitin 2006 u shpall kampion i botës me Italinë.