Giovani Dos Santos nga krahasimi me Messin te biznesmen i naftës
Giovani dos Santos ishte një talent i madh në ekipin e të rinjve të Barcelonës, klub me të cilin nënshkroi kur ishte 12 vjeç dhe për të cilin debutoi në moshën 17-vjeçare, duke shënuar një gol kundër Aarhus.
Pas një sezoni në Barcelonë, në të cilin u krahasua me Ronaldinhon dhe u quajt “Messi i ri”, karriera e tij e çoi në Tottenham Hotspur, Ipswich Town, Racing Santander, Mallorca, Villarreal dhe Los Angeles Galaxy në Amerikë. Dos Santos ka nënshtetësi meksikane, braziliane dhe spanjolle dhe ka luajtur 106 herë për Meksikën, me të cilën fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2012.
Ai i vari çizmet e tij tre vjet më parë, dhe tani Dos Santos është jashtëzakonisht i suksesshëm në botën e biznesit. Mediumi “Claro Sports” ka bërë të ditur se Dos Santos është bërë partner në kompaninë Procura Mexico, e lidhur ndryshe me kompaninë petrokimike Petroleos Mexicanos (PEMEX).
“Informacionet tregojnë se puna e re do t’i sjellë atij në mes 400,000 dhe 500,000 dollarë në vit”, raportoi Abraham Bencid i Fox Sports. Në Meksikë, ata pretendojnë se Dos Santos drejton edhe biznesin e blerjes dhe shitjes së makinave luksoze në këtë vend.
🤑 La nueva vida de Giovani Dos Santos: genera millones fuera del fútbol
✍️ @JorgeSerr4no https://t.co/HBcTemyzXl
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 14, 2024