Giovanni Peragine emërohet ipeshkv i Shkodrës nga Papa Françesku

20 maj 2024 | 13:04

Papa Françesku dhe Selia e Shenjte e Vatikanit, kanë emëruar Giovanni Peragine, si ipeshkv të ri të Shkodrës.

Njoftimi ka ardhur të hënën nga Vatikani. Peragine, më herët ka qenë ipeshkev i Jugut të Shqipërisë. Deri në fund të vitit, ai do të jete bashkendihmës i Angelo Massafres dhe me pas do të marrë drejtimin e Arqipeshkvise më të rëndësishme shqiptare, shkruan “Top Channel”.

Atë Giovanni Peragine ka lindur në Altamura (Bari – Italy -) më 25.06.1965-59 vjeç. Ka mbaruar shkollën e mesme në ITC në Bologna në 1985, ka frekuentuar Universitetin në Romë pranë Universitetit Papnore Urbaniana dhe është diplomuar në Filozofi në 1987. Ai ka marrë master në Teologji biblike në vitin 1993.

Më 20 mars të vitit 1993 ka shuguruar meshtar në Romë. Në vitin 1993-1998 ka punuar pranë famullisë Zoja e Provanisë Hyjnore në Firenze si zëvendës famullitari e si mësues i shkollës së mesme pranë Kolegji “La Querce”. Më 27 shtator 1998 ka mbërritur në Milot si zëvedësfamullitari dhe drejtori iseminarit të Etërve Barnabit në Milot.

Nga viti 2002 është famullitar i Kishës së Milot. Nga viti 2002 është emëruar dekan i pjesës së veriore të dioqesit Tiranë-Durrës. Nga viti 2006 është këshilltar i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Ndërsa nga viti 2009 është president kombëtar i KShEL-it (Konferencës Shqiptare të Eprorëve të Lartë).

Nga viti 2009 zëvendësprovincial i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut. Nga mars i viti 2012 është presidenti e UCESM-it (Bashkimi i Konferencës Evropiane të Eprorëve të Lartë). Aktualisht është edhe sekretar gjeneral i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë do të zhvillohet turneu final (Final4) i Ligës…