Giresse deklarohet pas fitores së Kosovës

02 qershor 2022 | 22:24

Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros.

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se nuk i pëlqeu loja n% pjesën e parë.

“Orientimi i lojës në pjesën e parë nuk ishte i mirë, me disa gabime teknike. Gjatë pjesës së dytë u fokusuam në principet tona dhe ta ndryshojmë lojën dhe të bëjmë atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë”, u shpreh fillimisht Giresse.

Tutje, ai tregoi se në pjesën e dytë u kërkoi lojtarëve të luajnë nga krahët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.

“Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë. Të luajmë nga anët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Të jemi më precizë sa i përket teknikës së pranimit të topit dhe lojës me top”, ka deklaruar Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministri…