Giresse: E marr përgjegjësinë time për rezultatet e ndeshjeve
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur pas barazimit me Rumaninë, duke thënë se që “Dardanët” zhvilluan një lojë të mirë por ndikuan edhe reshjet e shiut.
Giresse, theksoi se sulmuesit e Kosovës patën disa raste por nuk arritën t’i konkretizojnë. Trajneri francez në lidhje me mosrezultatet theksoi se e merr përgjegjësin.
Mendoj që ne luajtëm mirë, fatkeqësisht nuk shënuam një gol, dhe më e rëndësishmja në këtë rast, kushtet ne terren dhe reshjet e shiut nuk ishin në nivel”, u shpreh Giresse.
“Është e rëndësishme si paraqitemi, pikët na duhen për të ecur përpara”.
“Në fakt janë disa gjëra, mungesa e disa sulmuesve, mos të harrojmë që sulmuesit që të shënojnë duhet të kenë raste. Pastaj mos të harrojmë disa sulmuesi patën raste por nuk arritën t’i konkretizojnë”.
“Do të tentojmë diçka të paraqitemi dhe të marrim sa më shumë pikë”.
“Mendoj që pozita ime e marr përgjegjësinë time për rezultatet e lojës, e kemi edhe pjesën e lojës edhe ata lojtarët ndihen përgjegjës, unë ndihem si çdo trajner kur humb ekipi i tij”.