Giresse fton dy futbollistë të Ballkanit për ndeshjet e radhës

09 shtator 2022 | 23:00

Trajneri i Përfaqësuses së Kosovës në Futboll, Alan Giresse, raportohet se ka ftuar dy futbollistë të Ballkanit për ndeshjet e radhës ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Bëhet fjalë për Lindon Emërllahun dhe Lumbardh Dellovën.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku, transmeton IndeksOnline.

Ai ka njoftuar Emërllahu ka refuzuar edhe Shqipërinë për Kosovën, dhe thotë se këtë informat e ka marrë nga kolegu Shpend Thaçi.

”Lindon Emërllahu ka refuzuar Shqipërinë për Kosovën.

Marr vesh se trajneri i Shqipërisë Alban Bushi, ka insistuar me doemos ta ketë në skuadër. Emërllahu do të jetë me Kosovën i grumbulluar për ndeshjet me Irlandën e Veriut dhe Qipron.

Burimi i lajmit nga kolegu Shpend Thaçi.”, ka shkruar Sadiku.

Pak minuta më vonë, gazetari kosovar ka bërë edhe një shkrim ku njofton se edhe Lumbardh Dellova është ftuar nga Alan Giresse për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti i njohur İbrahim Tatlıses, i cili pati një aksident…