Giresse fton futbollistin e Ballkanit në vend të Sahitit

22 mars 2022 | 11:28

Mbrojtësi kualitativ i Ballkanit, Lumbardh Dellova e ka marrë ftesën nga selektori Alain Giresse për dy ndeshjet e marsit, ndaj Burkina Fasos më 24 mars dhe kundër Zvicrës më 29 të këtij muaji.

Dellova do ta zëvendësojë futbollistin e Hajduk Splitit, Emir Sahiti, i cili u lëndua së fundmi me ekipin e tij teksa e mori ftesën e parë nga “dardanët”.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës liderë të Superligës së Kosovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe ai në Hajduk të Splitit.

Ai është në formë jetësore dhe do të mundohet ta shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monika Lubonja ka folur sërish për atë që ka përjetuar…