Giresse konfirmon lëndimin e Zhegrovës
15 qershor 2023
| 17:09
Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër (e premte) me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se Elbasan Rashani dhe Edon Zhegrova do të mungojnë në këtë ndeshje.
“Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar”, ka thënë Giresse.