Giresse: Motivi i futbollistëve është i lartë, të gjithë do të angazhohen
Kosova nesër përballet në stadiumin “Fadil Vokrri” me Burkina Fason nga ora 18:00.
Përzgjedhësi Alain Giresse ka thënë se në dy ndeshjet miqësore do të angazhohen të gjithë futbollistët. Trajneri francez vlerësoi lartë motivin e futbollistëve për të luajtur në këto ndeshje.
“Në këto dy ndeshje do të tentojmë t’i angazhojmë të gjithë futbollistët. Këto ndeshje do të na shërbejnë për ndeshjet garuese që do t’i kemi në muajin qershor. E vlerësoj motivin dhe entuziazmin e lojtarëve për të luajtur, ata kishin dëshirë të madhe për ta treguar veten. Kjo është mjaft e rëndësishme. Natyrisht, mbetet punë për t’u bërë, sidomos në rastet kur e kemi posedimin dhe në punën pa top”, vazhdoi Giresse.
Kosova poashtu e zhvillon edhe miqësoren e dytë më 29 mars kundër Zvicrës.