Giresse për ndeshjen me Rumaninë: Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj loje

15 qershor 2023 | 17:03

Kombëtarja e Kosovës nesër (e premte) do të përballet me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

Një ditë para kësaj ndeshjeje, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur konferencë për medie.

I pyetur për lojtarët e Kosovës që luajnë në mesfushë të cilët kanë pak minutazhë në ekipet e tyre përkatëse, Giresse ka thënë se ata janë stërvitur dhe do të japin maksimumin.

“Është koha e pushimeve dhe nuk kemi mundur t’i bllokojmë disa lojtarë. Shpresojmë që Zhegrova të rikthehet, kurse Rashani fatkeqësisht do të mungojë në dy ndeshjet. Nëse lojtarët tonë në mesfushë nuk kanë pasur minuta në ekipet e tyre, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur”, ka thënë ai.

Më tutje, Giresse ka thënë se lojtarët do të futen në lojë me motivimin më të madh për të arritur fitore.

“Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj loje. Në këto situata nuk duhet të vendosim presion mbi lojtarët. Ata do të futen në fushë me motivimin më të madh për ta fituar këtë lojë. Ekipi i Rumanisë është ekip i mirë. Ka stil të lojës të mirë. Do ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë për të arritur fitore”, ka thënë Giresse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka kërkuar dorëheqjen…