Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit

17 mars 2023 | 15:52

Ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për “Euro 2024” po afrohen. Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet prej ditës së hënë në hotel “Emerald” për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final – kualifikimit në Evropian.

Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë. Tani është koha që lojtarët tanë “dardanë” formën e mirë që po e kalojnë në klubet e tyre ta bartin në ekipin përfaqësuese dhe të krijojnë një strategji të fortë për të arritur suksesin historik.

Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve. Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese “dardanët” e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të premten me…