Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

18 mars 2022 | 15:38

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Kosova do të përballet me Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar ekipin olimpik, që do…