Giresse: Synimi ynë është fitorja

26 shtator 2022 | 22:45

Përzgjedhësi Alain Giresse në konferencën për media ka thënë se objektivi i vetëm në ndeshje ndaj Qipros është fitorja.

Fitorja do t’ia mundësonte “Dardanëve” ta mbajnë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, teksa me barazim nuk do të rrezikonte rënien në Ligën D.

“Nesër kemi ndeshjen e radhës. Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muric e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast dhe nuk jam i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për lojë. Po ashtu, në dyshim mbetet edhe Amir Rrahmani edhe pse ai është përmirësuar dukshëm”, ka theksuar Giresse.

Trajneri francez ka thënë se është i fokusuar te fitorja dhe nuk mendon në aspektin negativ. “Sa i përket përvojës sime te Kosova, deri më tani jam i kënaqur me kushtet e punës që janë shumë të mira. Synimi im është të përparojmë dhe të ngrihemi në nivel tjetër, por edhe të sjellim lojtarë të rinj. Kur e përgatisim një ndeshje, e përgatisim për ta fituar, sepse askush nuk dëshiron humbje. A po mendoni që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre? Fillimisht asnjë trajner nuk mendon ta humbë ndeshjen”, ka shtuar Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini pranoi të hënën se ishin bërë gabime gjatë mobilizimit…