Giroud: Jam i motivuar për të vazhduar me Kombëtaren e Francës
13 shkurt 2023
| 17:13
Edhe pse 36-vjeçar, Olivier Giroud nuk e ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja e Francës. Kjo është ajo që ka deklaruar vetë sulmuesi, në një intervistë të dhënë për France 2.
“Jo, nuk ka mbaruar. Shpresoj që të ketë më shumë emocione. Nuk jam gati t’i var këpucët dhe të heq këtë fanellë të Francës që kam afër zemrës. Jam i motivuar për të vazhduar dhe kam aftësinë për të, ndjehem mirë. Për momentin jam ende në dispozicion për përzgjedhje”, ka thënë Giroud.