Giroud kërkon largimin, tri skuadra në garë për francezin

12 dhjetor 2017 | 00:10

Olivier Giroud duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Arsenali.

Sulmuesi francez dëshiron që të jetë pjesëmarrës në kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, dhe nëse mbetet në bankë te Arsenali atëherë nuk do të marrë ftesë.

Kësisoj ai ka vendosur që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga ‘Topçinjtë’ përfundimisht.

Mediat angleze kanë raportuar se e ardhmja e sulmuesit shtatlartë mund të jetë përsëri në Ligën Premier.

Dy skuadrat tjera londineze, Crystal Palace dhe West Ham United kanë shprehur interesim të madh për të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e liderit të saj shpirtëror Ibrahim Rugova, në vitin…