Giroud: Këto ndeshje fitohen dhe jo luhen, do luftojmë për titull

06 shkurt 2022 | 14:10

Olivier Giroud ishte heroi i Milanit në fitoren 2-1 me përmbysje ndaj Interit. Menjëherë pas ndeshjes perfekte, francezi u shpreh mëse i lumtur që ishte protagonist.

“E kam thënë edhe para ndeshjes që kjo përballje do të ishte speciale. Një derbi nuk luhet, por fitohet. Në pjesën e parë ishim në vështirësi. Në të dytën, u rikthyem në ndeshje. Isha me fat në topin e dytë që më erdhi. Jam shumë i lumtur dhe krenar për këtë skuadër që nuk duhet asnjëherë të heqë dorë.

Në pjesën e parë isha disi i frustruar, njësoj si e gjithë skuadra sepse nuk luajtëm mirë. Mirëpo, në të dytën treguam një shpirt skuadre për t’u admiruar. Milani është rikthyer.

Ne jemi në garë dhe do të luajmë shumë sfida, pa harruar që Inter mbetet ende në krye. Ne duhet t’i bëjmë mirë gjërat tona dhe më pas të shohim se çfarë do të bëjë Interi”, deklaroi Giroud.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi pritet të startojë kur Paris Saint-Germain do të…