Giroud: Ndihem si një 20-vjeçar, pjesa tjetër është përvojë

07 dhjetor 2022 | 16:28

Olivier Giroud nuk ka ndër mend të ndalet si nga dëshira për të shënuar sa më shumë ashtu edhe nga ajo për të luajtur me fanellën e kombëtares së Francës. Sulmuesi i Milanit ka qenë protagonist në këtë botëror edhe pse në moshën 36-vjeçare. Gjithsesi, duket se me kalimin e kohës ai është përmirësuar.

Giroud ka ndihmuar Francën të shkojë në çerekfinalet e botërorit Katar 2022, ku do të luajë ndaj Anglisë. “Ndihem mirë dhe vazhdoj të jem në një nivel të kënaqshëm pavarësisht se jam 36 vjeç. Dikush më ka thënë se në fushë jemi të gjithë 20-vjeçar, pjesa tjetër është përvojë”, ka thënë Giroud.

“Ndaj, luaj njësoj sikur të isha 20 vjeç, me mentalitetin e një djaloshi. Kam urinë për të fituar këtë kompeticion dhe objektivin për të ngritur sërish lart Kupën e Botës. Trupi im e përballon këtë event. Nuk kam limite dhe dua t’u tregoj të rinjve të kenë durim në karrierë. Nëse mund t’i shoqëroj sa më gjatë këta të rinj, do të jetë një kënaqësi”, u shpreh Giroud.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në…