Giroud vazhdon bashkëpunimin me Milanin
20 prill 2023
| 11:05
Olivier Giroud ka zgjatur bashkëpunimin me Milanin edhe për një vit tjetër. Ndonëse është pranë ditëlindjes së tij të 37-të sulmuesi francez është gjithmonë edhe më vendimtar për skuadrën kuqezi. 13 gola ka shënuar Giroud në 27 ndeshje të luajtura këtë sezon.
“Milani ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Olivier Giroud. Sulmuesi është bashkuar me Milanin në verën e vitit 2021 dhe është bërë një pikë referimi në qendrën e sulmit kuqezi, duke shënuar 27 gola në 76 ndeshje të luajtura”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.
Francezi ka firmosur kontratën e re deri në qershor të vitit 2024 dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro neto në vit.