
Giroudi do të rikthehet në Francë
28 janar 2019
| 15:51
Olivier Giroud është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean dhe nuk pritet të rinovojë.
Sipas medieve në ishull, sulmuesi pritet të rikthehet në kampionatin e Francës ku ka bërë karrierë edhe në të kaluarën. Interesim për reprezentuesin e Francës kanë treguar Olimpique Marseille, Lyon dhe Monaco.