Giroudi kërkohet nga Marseille, por preferon qëndrimin te Chelsea
07 gusht 2018
| 13:15
Kampioni i botës, Olivier Giroud, nuk ka aspak ndërmend të rikthehet në Francë.
31-vjeçari ka bërë me dije se për momentin nuk e mendon largimin nga Chelsea dhe se objektivi i tij është qëndrimi te skuadra e drejtuar nga Sarri.
Ai ka respekt për skuadrën e Marseillet, por preferon të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës angleze edhe në edicionin e ri.