Giroudi mendon largimin nga Chelsea
15 tetor 2019
| 17:43
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud, është i përgatitur që të largohet nga Chelsea në muajin janar.
Giroud ka qenë pjesë e dy ndeshjeve të Francës brenda kësaj jave, por është i lodhur me situatën e vet aktuale në nivel me klub. Pas barazimit 1 me 1 të Francës kundër Turqisë, ai ka thënë: “Nuk mund të jem i kënaqur me atë që kam në Chelsea. Unë jam 33-vjeçar, por kam ende këmbë, një profil që më lejon të luaj edhe për disa vjet më shumë futboll. Ndihem mirë fizikisht. Prioriteti është për të qëndruar në Chelsea, por nëse detyrohem të marrë një vendim, do të bëj njëjtë ashtu si kur u largova nga Arsenali”.