Giroudi tregon pse e zgjodhi Milanin para Interit  

05 nëntor 2021 | 13:00

Skuadra e Milanit dhe Interit do të përballen të dielën në mbrëmje në Serie A.

Një nga protagonistët e sfidës pritet të jetë Olivier Giroud, i cili mund të ishte paraqitur në derbin e kësaj fundjave me fanellën e Interit. Kampioni i botës ka kujtuar për “La Gazzetta dello Sport” kur Interi e ka kërkuar në 2019-ën.

“Në karrierën e një futbollisti dhe në jetë ka momentet të duhura për të bërë gjënë e duhur. Milan ka qenë zgjedhja më e mirë për mua”, ka thënë Giroud.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç,…