Gisin mbetet mbretëreshë e kombinimit alpin
17 shkurt 2022
| 16:50
Skitarja Michelle Gisin e ka fituar të enjten medaljen e artë në disiplinën e kombinimit alpin, duke përsëritur suksesin e Olimpiadës së kaluar në “Pyeongchang 2018”.
Zvicerania e arriti këtë sukses pas performancës së mirë në lëshim dhe sllallom, duke pasur kohën 2:25.67, një sekondë më e shpejtë se bashkëvendësja e saj Wendy Holdener që zuri vendin e dytë. Ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Federica Brignone nga Italia.
Kjo ishte hera e dytë që Gisin siguron medalje në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”, pasi herën e parë e mori të bronztën në super sllallom.