GIZ-i gjerman i jep mbështetje zhvillimit të bujqësisë në Kosovë
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Ziviq, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania, e në veçanti GIZ-i është duke dhënë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.
Ministrja Ziviq ka shprehur falënderim për mbështetjen që GIZ-i deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë. Ajo ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend.
Me këtë rast, ministrja Ziviq ka vlerësuar se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZhR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Ndërsa, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, ka theksuar se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë.
Ai ka premtuar se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë.
/Epoka e re/