GIZ-i konfirmon përkrahjen për ATK-në
11 maj 2018
| 16:16
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka pritur të premten në takim misionin e përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë nga projekti i GIZ-it për reformë në sistemin e financave publike në Kosovë.
Sipas një njoftimi të ATK-së, qëllimi i misionit ishte planifikimi i fazës së ardhshme të projektit në Kosovë, konkretisht fushat e bashkëpunimit GIZ-ATK.
“Në takim u diskutua edhe për përcaktimin e prioriteteve të ATK-së për përkrahje nga GIZ, për kapacitetet njerëzore të disponueshmëria në ATK, për projektet që GIZ është duke përkrahur ATK-në dhe mundësinë e kombinimit të disa proceseve të ATK-së për të ofruar një asistencë më gjithëpërfshirëse nga GIZ”, është theksuar një njoftimin e ATK-së.
/Epoka e re/