‘Gjakderdhje financiare’, këta janë zyrtarët e PSD-së që u arrestuan nga policia
07 maj 2021
| 16:02
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të premten një aksion simbolik në oborrin e objektit të Qeverisë.
Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.
Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, ka bërë me dije se këtij aksioni janë arrestuar nga policia: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.