![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/Skenderbeu.jpg)
Gjakova do të bëhet me shtatoren e Skënderbeut
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë vendosur gurthemelin për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Gjini ka theksuar se Skënderbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës.
“Sot bashkë edhe me kryetarin Ramush Haradinaj vendosem gurthemelin për ngritjen e kësaj shtatoreje, e cila veç se do t’ia shtojë vlerën Gjakovës”.
“Shtatorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës, prandaj jam i lumtur që një të tillë do ta kemi shumë shpejtë në qendër të qytetit tonë”
“Vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit është iniciuar dhe financuar nga bashkatdhetari ynë Gjergj Prenkocaj, të cilin e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Ndërmarrje të tilla më bëjnë jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.