Gjakova humb garën për medaljen e artë, shpresë për të bronztën
27 prill 2018
| 13:31
Akil Gjakova ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për të shuar mundësinë që të fitojë medaljen e artë, por xhudisti nga Kosova ka rast që të fitojë të bronztën përmes dueleve repechage.
Gjakova pësoi me ippon nga azerbajxhanasi Hydayat Hydarov. Duhet cekur se Akil Gjakova e kaloi me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018. Xhudisti i Kosovës mposhti me Ippon, Cedric Bessin e e Monakos, kategoria -73 kilogramë. (Koha.net)