
Gjakova, kampion i Ligës së Dytë
14 prill 2025
| 14:48
Gjakova është shpallur kampion i Ligës së Dytë në konkurrencën e meshkujve.
Trofeun e Kupës e ndau Ideal Bakija, anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Skuadra nga Gjakova përfundoi garat e rregullta me 13 fitore e një humbje, derisa në gjysmëfinale ishte përballur me Kaçanikun dhe në finale me Megasport.
Gjakova edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Meshkujve.