Gjakova me aksion pastrimi në lagjen “Ali Ibra”
10 maj 2019
| 15:08
Me iniciativë të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, ka filluar të premten aksioni për pastrimin e lagjes “Ali Ibra”.
Ky aksion pastrimi ka përfshirë pjesëmarrjen aktive të shumë banorëve të lagjes, vullnetarëve të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare.
Komuna e Gjakovës është në finalizimin e procedurave ligjore për fillimin e pastrimit të stacionit transfer.
/Epoka e re/