Gjakova mirëpret të rinjtë e programit “UP With People”
Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fehmi Agani” sot kanë performuar me disa valle me motiv kombëtar në pritje të të rinjve në programin “UP With People” të cilët me veshjet e tyre përfaqësuan traditën shqiptare duke defiluar me flamurin kombëtar dhe shtetërore rrugëve të qytetit të Gjakovës.
Organizata joqeveritare EGED e qytetit të Gjakovës vullnetarisht u ka ndihmuar të rinjve të programit “UP With People” për t’i gjetur familjet mikëpritëse.
Në emër të organizatës EGED, ka folur Ardit Perolli, i cili është shprehur i kënaqur që të rinjtë nga mbi 20 vende të tjera të botes, përfshirë ShBA-të, Belgjikën, Zvicrën, Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, si dhe shteteve të Afrikës, sot kanë filluar me paradë duke ecur nëpër qytetin e Gjakovës me veshjet dhe flamujt e tyre kombëtar.
Të rinjtë e programit “UP With People” do të mbajnë edhe një koncert në Gjakovë dhe Prishtinë.
/Epoka e re/