Gjakova: Në Paris shkoj për ta bërë krenare Kosovën 

15 korrik 2024 | 13:23

Në Lojërat Olimpike në “Paris 2024”, Kosova do të përfaqësohet nga nëntë sportistë. Pesë nga sporti i xhudos, dy nga noti, një nga boksit dhe një nga sporti i atletikës. Pritjet më të mëdha për të fituar medalje janë nga xhudoja, aty ku do të luftojë për medalje edhe xhudisti Akil Gjakova.

Ai ka thënë se shkon në Paris për ta bërë krenar Kosovën duke arritur rezultat sa më të mirë.

“Hera e dytë si sportist e përfaqësimit tim të Kosovës në Lojëra Olimpike. Pas vendit të shtatë në ‘Tokio 2020’, kësaj radhe me një fokus dhe një qëllim më të qartë, ta bëjmë Kosovën krenare”, ka thënë Gjakova. Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen nga data 26 korriku deri më 11gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në…