Gjakova përkujton 30 dëshmorët e rënë me 27, 28 dhe 29 janar 1999
Janë përkujtuar 30 dëshmorët e rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, në tri prita të njëpasnjëshme të një grupi të organizuar të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ceremonia përkujtimore ka nisur me homazhe dhe nderime pranë lapidarit të dëshmorit Gaspër Karaqi duke vijuar me nderime tek memoriali i të rënëve si dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rogovë të Hasit.
Me këtë rast, nderime dhe homazhe kanë bërë ish – kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ai i Rahovecit Smajl Latifi, i Deçanit Bashkim Ramosaj përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë të heronjve e dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Nga të pranishmit, mes tjerash u tha se rënia e këtyre dëshmorëve ka qenë një goditje e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi në mesin e tyre ishin disa nga djemtë më të zot dhe disa prej organizatorëve kryesor të luftës çlirimtare.
Heronjë dhe Dëshmorët e përkujtuar sot janë: Agron Rama, Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetta, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Lipjani, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sejdi Ramaj, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Gaspër Karaqi, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Rrustem Morina, Selmon Morina, Nesret Morina, Muhamet Morina dhe Adem Shala.