Gjakova rikthehet në Telekomin e Kosovës
Komuna e Gjakovës është rikthyer të hënën në Telekomin e Kosovës, duke nënshkruar kështu kontratë trevjeçare me kompaninë më të madhe telekomunikuese në vend.
Telekomi i Kosovës është duke vazhduar me realizimin e strategjisë për rikthimin e fuqishëm, në kuadër të së cilës është edhe rikthimi i institucioneve, të cilat deri më sot nuk ishin pjesë e kompanisë sonë.
Drejtori i shitjes në Tekekomin e Kosovës, Demir Limaj dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë, në një afat trevjeçar.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Limaj ka pohuar se për Telekomin e Kosovës çdo konsumator është i vlefshëm, por, rikthimi i konsumatorëve të humbur ka vlerë të shtuar. “E kemi shumë të qartë se ne operojmë në kushte jo të barabarta me konkurrencën, por, sa i përket cilësisë së produkteve, jemi të pakonkurrencë dhe kjo ka bërë që edhe Komuna e Gjakovës të rikthehet në Telekomin e Kosovës”, ka thënë Demir Limaj.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur besimin e plotë në shërbimet dhe produktet e Telekomit të Kosovës.
“Padyshim që ne si institucion kemi nevojë për shërbime dhe produkte shumë cilësore andaj përzgjedhja e Telekomit është shumë e qëlluar për ne”, ka thënë Gjini.
/Epoka e re/