Gjakova shpall muajin mars si “Muaji i Hendbollit” (Foto)
19 mars 2018
| 17:26
Me vendim të kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Arsimit dhe Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor në Gjakovë, muajin mars është shpallur si “Muaj i Hendbollit” në këtë komunë.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, garat në hendboll do të zhvillohen në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, ku do të marrin pjesë shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune.
Hapjen zyrtare të këtij eventi do ta bëjë nesër (e martë) kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, duke filluar nga ora 13:30 në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Saranda Hyseni, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë