Gjakova tregohet lokaliste, voton kandidatët e vet për deputetë
Kandidatët për deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Gjakova kanë marrë më së shumti vota në këtë rajon në zgjedhjet e 6 tetorit.
Nga lista e LDK-së shihet se simpatizuesit e saj më së shumti vota i kanë dhënë kandidates për kryeministër Vjosa Osmanin 6 135 sosh.
Kurse votat tjera janë fokusuar të kandidatët për deputetë që janë deleguar nga Dega e LDK-së në Gjakovë.
Ndër më të votuarit janë Rrustem Letaj me 2 433 vota, Anton Quni me 2 351 vota, Luan Gola me 2 152 vota, Brikenda Kryeziu me 1 499 vota dhe Zef Morina ka marrë 1 096 vota.
LDK-ja është renditur partia tretë më e votuar në Komunën e Gjakovës duke siguruar 7 316 vota ose 18.01 për qind.
Kurse në vendin e parë është koalicioni AAK-PSD me 34.60 për qind apo 14 053 vota.
Pas tij është renditur Lëvizja Vetëvendosje e cila ka marrë 12 533 vota apo 30.86 për qind.