Gjakova vazhdon me reforma të reja në fushën e menaxhimit të mbeturinave

10 shtator 2020 | 14:22

Komuna e Gjakovës vazhdon me reforma të reja në fushën e menaxhimit të mbeturinave si përfituese e projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” (SMS) të GIZ në Kosovë.

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike me Sektorin e menaxhimit të mbeturinave, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe organizatën joqeveritare në Kosovë Green Art Center – Prishtina (GAC), në kuadër të projektit “Pilotimi i Kompostimit në Shtëpi në 6 Komunat e Kosovës”, janë duke bërë të gjitha përgatitjet rreth planit të veprimit për nisjen e ndarjes së mbeturinave organike në amvisëri.

Ky projekt është planifikuar të shtrihet në disa lagje dhe fshatra ku sipas planeve të Komunës parashihet që në fazën e parë të projektit të pilotimit të kompostimit shtëpiak të përfshijë 306 amvisëri të cilat do të pajisen me komposterë shtëpiak 280l për ndarjen e mbeturinave organike,  në zonën qendër të qytetit, Lagjja e “Bllokut të Ri” dhe Lagjja e “Cabratit” dhe një pjesë të fshatrave Dol, Pjetërshan dhe Dobrigje, me tipologji të banimit individual dhe që kanë kapacitet të prodhimit të mbeturinave organike dhe ato të oborreve, për të tentuar në fazën e radhës me zgjerimin e pilotimit të kompostimit shtëpiak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, nën…