Gjakovarët e kanë marr seriozisht Ligën e Parë në futboll
01 shtator 2018
| 23:46
Në kuadër të Ligës së Parë sot janë zhvilluar tre takime, ndërsa vlenë të theksohet loja e skuadrës gjakovare, KF Vëllaznimi e cila fitoj si musafir ndaj 2 Korrikut me rezultatin e thellë 0-3.
Fitore në këtë xhiro kanë shënuar edhe Fushë Kosova dhe Istogu.
Fushë Kosova ka mposhtur Trepçën me rezultatin 2-0, ndërsa Istogu fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 4-1.
Ndërsa takimet që do të zhvillohen nesër në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Parë janë: Besa – Vitia, Bashkimi – Kika, Vushtrria – Arbëria. Drenasi – Onix, Dukagjini – Ramiz Sadiku.