Gjakovari dorëzon në polici 8 mijë eurot e gjetura në urgjencën e qytetit
09 gusht 2023
| 21:37
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi që ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.
Sipas Policisë, ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë.
“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën ‘Beqir Kastrati’ në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8,000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia inkurajon të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë.