Gjakovari gjen kuletën e shtetasit shqiptar, e dorëzon në polici
Një qytetar i komunës së Gjakvës ka gjetur një kuletë në rrugë e në të cilën kishte lekë, euro e sterlina anglez.
Qytetari me mbiemrin Zymberi të njëjtën e ka dorëzuar në polici.
Kështu kanë bërë të ditur Policia e Gjakovës përmes një komunikate për medie.
Njoftimi i plotë:
Një qytetar pasi kishte gjetur një kuletë në të cilën kishte edhe para, të njëjtën e ka dorëzuar në polici
Një qytetar pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para, ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici.
Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro si dhe dhjetë (10) sterlina britanike. Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar.
Policia falënderon z. Zymberi për sjelljen e tij. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.