Gjakovari ia lë fishekun në tavolinë 24-vjeçarit për shkak të borxhit

17 mars 2023 | 08:47

Mbrëmë në fshatin Damjan të Gjakovës një person dyshohet se ka kërcënuar personin tjetër i cili i ka borxh disa para.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘Sefë Sadiku’, ku 31-vjeçari i dyshuar kishte shkuar dhe në shenjë paralajmërimi për viktimën, dyshohet të ketë lënë një fishek në tavolinë.

I shqetësuar nga kjo situatë, 24-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve ka bërë me dije se motiv i kanosjes dyshohet të jetë një borxh që kishte ndaj të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit, janë marrë veprimet hetimore të Policisë, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Po ashtu atij i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe dhjetëra fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Kanosje’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel…