Gjakovari “kapadai”, e shtynë me automjet policin në Babaj i Bokës, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuat të premten rreth orës 12:00 një person në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor.
Sot në këtë fshat festohet Shëngjergji, dhe tubohen me mijëra njerëz e besimtar.
Siç njofton zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, nuk ka përfillur urdhrin e policisë për për të lëvizur prapa me automjet.
I njëjti në kundërshtim me urdhërate e dhënë nga zyrtaret policor ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor.
“Sot me date 06.05.2022 rreth orës 12:00 ne fsh. Babaj i Bokes,derisa zyrtarët policor kane qenë të angazhuar sipas detyres zyrtare ne rregullimin e e komunikacionit.
I dyshuari ka refuzuar te përfill urdhërin e zyrtarit policor për te lëvizur prapa me automjet dhe ne kundërshtim me urdherat e dhënë nga zyrtaret policor dhe i dyshuari ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor”, tha ai për Paparacin.
I arrestuari me vendim të Prokurorit mbahet në ndalim policor për 48 orë.