Gjakovari vodhi televizorin në shtëpi, ia shiti shokut për 30 euro
10 nëntor 2022
| 08:44
Një i ri nga Gjakova vodhi televizorin nga shtëpia dhe e shiti atë për 30 euro.
30 vjeçari me inicialet E.I. kreu këtë vepër duke menduar se nuk do të merret vesh, por sapo e ëma u kthye në shtëpi nga puna, pa mungesën e televizorit dhe e lajmëroi policinë.
Ata ia arrestuan të birin dhe televizorin ia kthyen prapa.
Pajisjen i riu e kishte shitur te një shok në lagje e ai që e bleu thotë se u mashtrua nga tani i dyshuari.
Sipas blerësit, po ta dinte rastin nuk do ta blinte fare, derisa paratë e mallit që iu konfiskua pret t’i kthehen prapa kur i riu të lirohet.