Gjakovarja dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë eurosh

07 mars 2023 | 08:17

Një grua në Gjakovë e ka raportuar në polici vjedhjen e stolive të arit, që sipas saj, vlera është rreth 15 mijë euro. E njëjta ka dyshuar se vjedhjen e ka kryer pastruesja e shtëpisë. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një grua e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për vjedhjen dhe arrestimin e një gruaje e ka konfirmuar për Gazetën Express Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale të Gjakovës.

“Në rrugën “Ilir Sopa” në Gjakovë me datën 2 mars ka ndodh një vjedhje e rëndë, ankuesja ka raportu se në shtëpinë e saj i është marrë një sasi e arit, vlerë relativisht e lartë, rasti është duke u hetuar në konsultim me prokurorin e shtetit si “vjedhje e rëndë”. Lidhur me rastin është arrestu një person i gjinisë femër, e moshës madhore, e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.

Ai shtoi se për këtë rast hetimet janë duke u zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke publikuar një fotografi nga klasa e katërt, kryetari i…