Gjakovë, aktakuzë kundër dy personave për vjedhje të rëndë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve Q.L., dhe D.T., për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi” nga neni 315 par. 1 nën par. 1.1 lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi gjerë më 23.10.2023, në Gjakovë, saktësisht në depon e objektit afarist pronë e të dëmtuarit M.B., të pandehurit duke vepruar me dashje dhe në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, e përvetësojnë pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, në atë mënyrë që të pandehurit përmes një vrime rreth 1 metër e hapur në mur në pjesën e pasme të dyqanit kanë kaluar në pjesën e depos që i përket të pandehurit Q.L., ku aty kanë hapur një pjesë të murit ndarës që ka qenë e mbyllur me panele druri me vida të cilat kanë qenë të vendosura nga ana e depos së të pandehurit Q.L., ku kanë hyrë në depon e të dëmtuarit dhe nga aty kane vjedhur mallra të ndryshme të cilat i kanë bartur në dyqanin e të pandehurit Q.L., dhe e kanë mbyllur prapë pjesën e panelit, ku pas një punë operative të policisë një pjesë e sendeve sekuestrohen dhe i kthehen të dëmtuarit, me çka të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material në shumë prej 94,859.75 euro”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.