Gjakovë, miratohet korniza afatmesme buxhetore. Shumë projekte të Nismës përfshihen në të
29 qershor 2018
| 12:38
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, i cili është edhe asamblist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se shumë projekte të partisë së tyre janë përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2019-2021.
“Gjatë diskutimit për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2019-2021 në Gjakovë, ku pritet të realizohen shume projekte, qytetareve po i kthehet shpresa në qeverinë lokale, ku pjesë e bashkëqeverisjes është edhe Nisma Socialdemokrate në Gjakovë, e cila përfaqësohet me tre këshilltarë në asamble: Fazli Hoxha, Edmond Dushi, Valentina Alijaj dhe me një drejtori, drejtor Luan Dinaj”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/